Presidenti serb Aleksandar Vuçiq falënderoi në Twitter të dërguarin special të presidentit amerikan për dialogun Beograd-Prishtinë, Richard Grenell dhe Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-ve, Robert O’Brien për rolin kryesor që ata luajtën në ofrimin e ndihmës për krijimin e fluturimeve të drejtpërdrejta midis Beogradit dhe Prishtinës.
“Serbia është e gatshme të vazhdojë me nisma të tilla, duke i afruar njerëzit në Ballkan” , shkroi Vuçiq në postim , transmeton Klan Kosova.