Kristijan Ninevski ishte më fatlumi mes 140-të besimtarëve të cilët kërcyen në Vardar pas kryqit në manifestimin qendror për festën ortodokse – Uji i bekuar në qendër të Shkupit dhe e nxori kryqin nga uji.
Ninevski edhe vitin e kaluar e kapi kryqin në ujërat e lumit Vardar.
Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska e cila ka marrë pjesë në manifestimin ua uroi festën të gjithë besimtarëve ortodoks dhe u dëshiroi gëzim, fat dhe suksese.