Eurokomisari për politikë fqinjësore dhe negociata për zgjerim Oliver Varhejli dje qëndroi për vizitë të parë zyrtare në Maqedoninë e Veriut pasi që e mori detyrën eurokomisar i ri. Ai tha se ka lajme të mira për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE. Do të vazhdojë të punojë edhe më fuqishëm dhe më me ngulm për ta realizuar atë. Tha se nevojitet tlë vazhdohet puna në implementimin e reformave, ndërsa prioritet duhet t’i jepet ligjit të ri për prokurori. Shprehi shpresë se ai do të miratohet nga ana e Parlamentit aktual edhe kjo, siç tha do të jetë shenjë e mirë dërguar vendeve-anëtare.
“Duhet t’i shpejtojmë proceset dhe të vendosim dinamikë, por edhe njëherësh t’i bëjmë më sigurt dhe më të besueshëm për gjithë ne dhe rajonin dhe shtetet anëtare, deklaroi Varheji dhe shtoi se zgjerimi për KE-në e re është prioritet dhe nuk mund të punojë pa ndikim më të madh në rajon.
“Nuk ka ndryshim të atij qëndrimi dhe do të përmbahemi te ai vlerësim parësor se patjetër të fillojmë negociata paraqasëse me këto dy vende. Kjo nënkupton se duhet të kemi vendim pozitiv nga Këshilli i hapjes së negociatave paraqasëse para Samitit në Zagreb”, ka thënë eurokomisari Varheji.
Lidhur me qasjen e re ai tha se do të kenë shumë punë në muajt e ardhshëm, kur duhet të avancohet procesi i zgjerimit.
“Duam të propozojmë hapje të negociatave paraqasëse që në pranverë, por ajo duhet të vjen bashkë me planin ekonomik për rajonin. Në Samitin në Zagreb shpresoj se do të marrim mbështetje të vendeve anëtare për intensifikimin e pranisë tonë dhe mbylljes së hendekut ekonomik”, ka deklaruar Varheji.
Ai ka shtuar se ka dashur të dërgojë porosi me vizitën e tij në vend e cila është e para në rajon dhe vizitë e parë jashtë BE-së. “Doja që vizitën e parë t’ia kushtoj Maqedonisë së Veriut e cila ka bërë shumë për anëtarësimin dhe ka reflektuar mbi Marrëveshjen historike të Prespës”, shtoi Varheji.
Kryeministri Oliver Spasovski shprehu pritje se takimet dhe komunikimi me Varhejin do të fitojnë intensitet, sepse, siç tha., hyjmë në një periudhë kyçe për realizimin e qëllimit tonë strategjik, anëtarësim në BE.
Tha se me asgjë nuk do t’i rrezikojmë arritjet për të cilat morëm edhe mirënjohje nga Komisioni evropian vitin e kaluar kur Këshillit të Evropës i ishte cekur startimi urgjent dhe i pakushtëzuar i negociatave inkuadruese.
“Rekomandimi erdhi si rezultat i reformave të zbatuara me sukses dhe si rezultat i vendimeve të guximshme për zgjidhjen e mospajtimeve me fqinjët tanë, të cilët aspiratat tona për anëtarësim në BE i bënë realitet”, tha Spasovski në konferencën e përbashkët për shtyp me eurokomisarin Varheji.
Varheji u takua edhe me presidentin e shtetit Stevo pendarovskin. Maqedonia e Veriut, theksoi Pendarovski, mbetet e përkushtuar ndaj agjendës evropiane, duke e pasur parasysh faktin se për anëtarësim në BE ka konsensus nacional mes faktorëve politik dhe mbështetje të lartë nga qytetarët. Presidenti shfaqi shpresë se deri në mars të këtij viti do të definohet metodologjia e re për udhëheqje të procesit të negociatave inkuadruese mes vendeve anëtare të BE-së.
Varheji realizoi takim edhe me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi, ministrin e Punëve të jashtme, Nikolla Dimitrov, kryetarin e LSDM-së, Zoran Zaev, si dhe me liderin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski.
Në takimin në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Dimitrov mysafirin e porositi se ne jemi të interesuar që sa më shprejt të pubklikohet propozimi metodologjia dhe se pret kjo t’i zgjidh të gjitha dilemat dhe me kënaqësi do t’i pasqyrojë kërkesat e të gjitha vendeve-anëtare për gjallërim dhe përforcim të procesit të zgjerimit.
“Marrja e vendimit për fillim të bisedimeve është me rëndësi vendimtare. Maqedonia e Veriut ka bërë gjithçka që është pritur nga ajo që të merret vendimi i merituar pozitiv, theksoi Dimitrov.
Në takim me Varhejlin, kryetari i LSDM-së, Zaev ka thënë se KE çdoherë ka qenë e sinqertë dhe aleat i fuqishëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut në procesin e eurointegrimeve dhe ka shprehur bindjen se ajo do të vazhdojë edhe me përbërjen e re të Komisionit.
“Bëjmë gjithçka që është në forcën tonë të realizojmë të gjitha reformat e nevojshme. Aktivisht zbatohet Marrëveshja e Prespës si dhe Marrëveshja për fqinjësi të mirë me Bullgarinë. Në ndryshimet e Kodit zgjedhor janë përfshirë edhe të gjitha rekomandimet nga ODIHR. Qëllimi jonë është të dërgojmë porosi se kemi kapacitet demokratik dhe atë e vendosim në funksion të qytetarëve”, ka thënë Zaev.
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski në takim me eurokomisarin për politikë fqinjësore dhe negociata për zgjerim të Bashkimit Evropian, Oliver Varheji biseduan për gjendjen aktuale politike në shtet, qëllimet strategjike të Maqedonisë, europerspektivën tonë, zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe problemet me të cilat po përballet vendi ynë në rrugën drejt Unionit.
Kryetarja e Komisionit Evropian Ursula fon der Lajen sot deklaroi se gjashtë muajt e ardhshëm do të jenë kyç për marrëdhëniet mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor dhe paralajmëroi se KE-ja për disa javë do të dalë me metodologji të re për zgjerim.
Gjatë prezantimit të kryesimit kroat me Unionin në Parlamentin Evropian në Strasburg, Fon der Lajen, i bëri thirrje BE-së ta mbajë momentin kur bëhet fjalë për Ballkanin Perëndimor.
“Nëse duam samit të suksesshëm BE-Ballkani Perëndimor në Zagreb atëherë duhet tani ta bëjmë detyrën tonë. Prandaj për disa javë do ta prezantojmë metodologjinë tonë të re për zgjerim për të biseduar për modernizimin e nevojshëm, ndërsa fillimisht miqve tanë nga Ballkani Perëndimor – Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, t’u japim perspektivë për fillim të negociatave aderuese”, porositi Fon der Lajen./GazetaExpress/