Petar Bogojeski nga Koncepti Maqedonas vlerëson se në vitin 2019 nuk janë plotësuar pritjet politike dhe shoqërore për vlerësimin e arritjeve në vitin 2018, siç janë Marrëveshja e Prespës dhe marrëveshja e Ilindenit me Bullgarinë si dhe pritjet në aspektin e integrimeve evropiane.
Në aspektin e perspektivave për vitin 2020, Bogojeski pret të realizohen qëllimet kryesore: Maqedonia të bëhet anëtare e NATOs, ndërsa në mesin e vitit zyrtarisht të fillojnë negociatat për qasje në Unionin Evropian.
Sipas Bogojeskit, sukseset më të mëdha për shtetin në vitin 2019 janë arritjet e Tamara Todevskës në Eurosong dhe Mila Moskov në Eurosong-un për fëmijë, si dhe produksioni maqedonas i filmit dhe arritjet sportive.
“Nëse viti 2019 nuk ishte aq i suksesshëm në planin politik, ishte i suksesshëm në të gjitha fushat tjera, kështu që kemi njëfarë baraspeshë në vitin 2019”, thotë Bogojeski.
Bogojeski shpreson që në vitin 2020 do të kemi shembuj pozitivë në politikë, gjegjësisht, do të ketë persona që do të theksohen si shembuj pozitivë.
Angella Petrovska
Kamera: Arian Mehmeti
Montazhi: Vlladimir Perçuklievski