Irani ka nisur një tjetër sulm raketash në një numër objektesh amerikane në Irak, sipas agjencisë gjysmë zyrtare të lajmeve Tasnim, njofton Russia Today. Raundi i ri i raketave vijon të parën pas më shumë se një orë, transmeton drejt.mk.
“Disa minuta më parë ç3:30 pasdite me kohën lokale] nisi vala e dytë e sulmeve raketore iraniane në bazën amerikane,” raportoi media.
Një orë më parë mediat ndërkombëtare njoftuan për një sulm me dhjetë raketa mbi dy baza amerikane në Irak, ndërsa përgjegjësinë e mori Garda revolucionare e Iranit. Sulmet u konfirmuan edhe nga Pentagoni, ndërsa u njoftua se presidenti amerikan është konsultuar me këshilltarët e sigurisë dhe e ndjek situatën. /drejt.mk