Baba Dimri u shqetësua për ndotjen, kështu që këtë vit ai arriti në sheshin e qytetit të Shkupit, me një trotinet elektrik në vend të helikopterit. Mesazhi që ai dërgoi te të rinjtë, por edhe te të rriturit, ishte të kujdeseshin për mjedisin, në mënyrë që të zvogëlohej ndotja. Me ardhjen e Baba Dimrit edhe zyrtarisht filloi programi i parashikuar i Vitit të Ri për sot.
Sonte pres që të ketë një argëtim të shkëlqyeshëm, qyteti është i mbushur me turistë të huaj dhe me shumë njerëz tanë nga shteti, presim të ketë mbi 50,000 njerëz në shesh. Programi zyrtar fillon në orën 20:30. Unë u bëj thirrje qytetarëve të Shkupit dhe qytetarëve të shtetit, që të vijnë sa më shumë që të jetë e mundur, për natën e Vitit të Ri në sheshin e qytetit- tha Petre Shilegov- Kryetari i Qytetit të Shkupit.
Megjithëse Shilegov pret një pjesëmarrje të madhe, të gjithë qytetarët që kemi arritur t’i anketojmë, na janë përgjigjur që vitin 2020 do ta presin në shtëpi.
“Në shtëpi, kjo është më e mira deri më tani, mjaft politikë dhe gjithçka, sikur të kishte kështu çdo tre muaj.”
“Në shtëpi … me gruan… vajzat do të jenë të zëna dhe kështu”.
“Epo, në një atmosferë të ngrohtë me vajzën e vogël, ne sapo kemi ardhur nga mërgata, kështu që do ta festojmë me familjarët në shtëpi”
“Epo, si ta festojmë, në shtëpi”
Në natën e Vitit të Ri, pritet të këndojë grupi “Gypsy Groove” Superhix dhe Dino Merlin. Qytetarët shpesh e presin festën e Vitit të Ri, në një atmosferë të ngrohtë shtëpie, ose në disa nga restorantet dhe kafenetë e qytetit. Sidoqoftë, ka nga ata që kanë vendosur vitin 2020 ta presin jashtë kufijve, duke përfituar nga numri i madh i ofertave të agjencive turistike./Alsat/