Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, e ka vlerësuar si të suksesshëm takimin me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti të cilin e ka informuar me emrin e kandidatit për ministër teknik në Ministrinë e Punëve të Brendshme.
“Në përputhje me ligjin, pak më parë kisha takim të shkurtë, por të sukseshëm me z. Ahmetin ku folëm për zgjedhjen kadrovike në MPB. Folëm për personin të cilin ne do ta propozojmë që të udhëheq këtë ministri. Pres që të kemi takim të sukseshëm edhe me kryeministrin dhe pas atij takimi do ta zbulojmë emrin e ministrit” u shpreh për mediat Mickoski.