Burime partiake kanë konfirmuar për drejt.mk se nesër në ora 16:00 në Kuvend do të takohen kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hrisrijan Mickoski dhe ai i BDI-së, Ali Ahmeti, ndërsa temë qëndrore do të jetë formimi i Qeverisë teknike e cila duhet të votohet më së voni më 3 janar në mesnatë.
Një orë më pas, në 17:00 Mickoski do të shkojë në Qeveri ku do të takohet me kryeministrin Zoran Zaev për të finalizuar bisedimet rreth Qeverisë teknike. Në këtë Qeveri LSDM do të nominojë kryeministekn teknik, ndërsa VMRO-DPMNE Ministrin e Punëve të Brendshme dhe ministrin për Punë dhe Politikë Sociale. Në Qeverinë e re do të emërohen edhe zëvendëa miniatra plitësues përveç atyre aktual.
Kjo Qeveri do të ketë mandat 100 ditë, do të organizojë zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe do të shfuqizohet pas përfundimit të tyre.