Këshilli ekzekutiv dh qendror i VMRO-DPMNE ka autorizuar kryetarin e partisë, Hristijan Mickoski që të negocjojë me kryeministrin Zoran Zaev miniatrat teknik dhe zëvendë ministrat plotësues në Qeverinë teknike, njofton drejt.mk. Këtë e njoftoi sonte Sekretari i Përgjithshëm i partisë opozitare Igor Janushev, në një konferencë për shtyp, pas përfundimit të mbledhjes së dy organeve të larta partiake. Ky vendim meret në prag të takimit mes Mickoskit dhe Zaevit që do të mbahet të shtunën për të biseduar rreth qeverisë teknike të 3 janarit.
“Pas seancës së Komitetit Ekzekutiv dhe Qendrorë të VMRO DPMNE-së, morëm vendim që t’i japim besim kryetarit të partisë, Hristian Mickoski, t’i zhvillojë bisedimet dhe t’i shpalos propozimet për kandidatë të VMRO DPMNE-së për ministra të ardhshëm apo ministrat plotësues lidhur me Qeverinë teknike. Qëllimi i këtyre emrave është të kujdesen për zgjedhje korrekte, demokratike dhe transparente më 12 prill”, deklaroi Janushev.