“Vetëm varri është më i keq se burgu. Ditët e para në Shutkë nuk mund të merrja frymë. Unë isha në Shutkë për 27 muaj. Më kontorllonin çdo ditë për gati një orë e gjysmë. Luftë psikologjike,” tha Velija Ramkovski, një ish pronar i Televizonit A1, duke hapur panelin diskutues të CIVILit për” Viktimat e Regjimit – dëshmi dhe imazhe”.
“Për 28 muaj nuk e pashë Emelin, vajzën time që ishte në ndërtesën tjetër të burgut. Me qëllim nuk lejonin të shohim njeri-tjetrin, madej prej dritares. Më pëlqyen sprovat sepse vetëm atje mund të shihja gruan dhe vajzën time. Gruevizmi është thellë në institucione. Unë jam pak i frikësuar tani. Dhe pas tre vjetësh, Gruevizmi më frikëson. Të gjithëve na tremb,” tha Ramkovski.
“Në secilin njeri ekziston ndjenja e drejtësisë dhe e padrejtësisë … Tregoni se keni një ndjenjë drejtësie, në mundësitë e dhëna, por këtu për ne, është zero. Urdhëroni, le të shohë populli. Nuk ka njeri që nuk e kërkon A1. Ata nuk më mbyllën vetëm mua, familjen time dhe bashkëpunëtorët më të afërt, ata ua mbyllën njerëzve dhe A1 … Urdhëroni zotërinj, shkoni në zgjedhje … bëni diçka për edhe për drejtësinë … “tha Ramkovski.
J. Gjorgjioski
Kamera: Atanas Petrovski
Montazhi: Trpe Stojkoski dhe B. Jordanovska
përpunimi i tekstit: Dijana Tahiri