CIVILi do të mbajë konferencë për shtyp sot, 20 dhjetor, në hotelin City Park (te komuna Qendër), me fillim në ora 12 . Konferenca për shtyp e CIVILit do të përqendrohet në zgjedhjet dhe reformat zgjedhore. Organizata do të ndajë gjetjet fillestare nga monitorimi afatgjatë që filloi një ditë pasi drejtuesit e partive politike vendosën të garojnë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 12 prill, 2020. Nisma për të ndryshuar modelin zgjedhor në një elektorat është aktuale, për të cilën CIVIL dhe OJQ-të e tjera në vend flasin për më shumë se një dekadë. Bazuar në analizën e procesit, CIVILi ka zhvilluar qëndrim për këtë iniciativë, e cila do të shpallet në konferencën për shtyp. Kuptohet, do bëhet fjalë gjithashtu edhe për mënyrën e vëzhgimit të procesi të ardhshëm zgjedhor në vend. Më tej, do të theksohen disa nga rekomandimet më të rëndësishme të organizatave dhe institucioneve ndërkombëtare dhe vendore për reformën zgjedhore, gjegjësisht, ato që nuk janë përmbushur. Nuk do të mungojë as përgjigja në pyetjen nëse zgjedhjet e parakohshme parlamentare ishin të nevojshme, dhe pasi tashmë janë ofruar, kur do të mbaheshin. Njëkohësisht, ekziston dilema mbi detyrimin e pretenduar të Marrëveshjes së Przhinës për formimin e një qeverie teknike 100 ditë para zgjedhjeve.
Gjithashtu, në konferencë për shtyp, CIVILi do të ndajë më tepër detaje mbi ngjarjen “Viktimat e Regjimit – Kujtime dhe imazhe” që do të mbahet të shtunën, më 21 Dhjetor. Pyetjet dhe komentet për tema të tjera janë të mirëseardhura, me kusht që të kenë të dhëna dhe pikëpamje të organizatës. Si gjithmonë, përveç mediave, konferenca për shtyp është e hapur për të gjithë qytetarët e interesuar.Në të njëjtin vend të ditës së sotme, ka një ngjarje gjithë ditore “Perspektivat 2020” të cilat organizata i organizon tre vite me radhë vjet, me ekspertë dhe aktivistë të njohur që do të flasin për perspektivat e vendit për vitin e ardhshëm. Këto aktivitete janë pjesë e projektit Qytetaret dhe dhe qytetarët për shoqëri të lirë, i mbështetur nga Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë.
Ekipi CIVILit për komunikime