Festivali i lirisë në organizim të CIVILit, në program përfshin edhe bllok tre orësh nën titullin FOLTORE, nga ora 18 deri ora 21. Ky bllok programor është i paramenduar si foltore e hapur në të cilën secili që do të paraqitet në vend ose me ftesë nga organizata, do të flet në temat: të drejtat e njeriut, pjesëmarrje qytetare, ose thjeshtë, të shprehin ndonjë mendim lidhur me përvojën e tyre në ose me CIVILin. Folësit mund të zgjedhin të flasin për një ose për tre temat.
Kjo është ftesë e hapur, me të cilën CIVILi i fton të gjithë anëtarët dhe mbështetësit e organizatës, pjesëmarrës në seminaret dhe në projektet, vëzhgues dhe aktivistë nga i gjithë vendi. Janë të ftuar edhe persona publikë, ekspertë, artistë, gazetarë dhe politikanë të paraqiten me fjalime disa minutëshe. Rekomandohet adresimi të zgjasë maksimum 5 minuta.
Ekipi i CIVILit për komunikim