Më 10 dhjetor – Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut, në Muzeun e qytetit të Shkupit, nga 17:30 deri në 23:00, do të mbahet mbrëmja e fundit e edicionit të këtij viti të Festivalit të Lirisë, me të cilin CIVILi feston edhe përvjetorin e tij të 20-të.
Mbrëmja e fundit e festivalit përfshin një program të pasur multimedial: shfaqjet avangarde të Foltinit, DJ grupet e Sonja Ismail, Marga Sol, DJ Dino, film – fest aktivist për tregime të suksesshme që e ndryshojnë botën , ekspozitë fotografish dhe punimesh arti, poezi dhe befasi tjera.
Të gjithë qytetaret dhe qytetarët janë të mirëseardhur për të festuar përvjetorin së bashku dhe të dërgojmë një mesazh të fortë për respektimin e të drejtave e njeriut, kudo dhe pa përjashtim. Hyrja është falas për të gjithë vizitorët.
Ekipi i CIVILit për komunikim