“BDI po i shndërron edhe festat më të rëndësishme të popullit shqiptar në festa partiake. E njëjta po ndodh me solemnitetet për Ditën e Alfabetit. Po shoh se edhe në takimin e organizuar për veteranët e arsimit nga ana e funksionarëve të BDI në Qeveri, mungojnë shumë veteranë të shquar të cilët fatmirësisht janë gjallë, por fatkeqësisht nuk janë “gjallë” apo janë të fshirë prej “listës” të BDI-së.
Mjerë ne që kemi rënë në këtë hall, që analfabetët të na i bëjnë listat për Ditën e Alfabetit!”, ka shkruajtur në Fejsbuk faqen e tij Petrit Saraçini, si reagim për ftesat e seleksionuara të veteranëve të arsimit në Qeveri, për nder të punës dhe sakrificës së tyre.