Pas seminarit të suksesshëm “Objektivi qytetar: Qytetare(ë)t marrin pjesë, vëzhgojnë dhe informojnë”, që u mbajt në Shtip, CIVILi e paralajmëron seminarin e dytë rajonal që do të mbahet më 19 tetor ( e shtunë) në bibliotekën e qytetit “Borka Taleski” në Shtip.
Seria e re e seminareve të CIVILit kushtuar proceseve transparente dhe përgjegjëse politike janë mjaftë dinamike, me ligjërime intensive dhe ushtrime praktike, në të cilat pjesëmarrësit kanë mundësi të njihen me bazat e gazetarisë, pjesëmarrjen qytetare dhe aktivizmin, dhe luftën për të drejtat dhe liritë e njeriut.
Një pjesë e ligjëratave u kushtohet përfitimeve të reja teknologjike si instrument në luftën për procese transparente dhe përgjegjëse politike.
Seminaret janë pjesë e projektit “Objektivi qytetar: Promovimi I proceseve transparente dhe përgjegjëse politike”, të cilin CIVILi e zbaton për pesë vite me radhë në bashkëpunim me National Endowment for Democracy.
Të drejtë për pjesëmarrje në seminarin e dytë rajonal kanë banorët e komunave në rajonin e Pellagonisë: Manastir, Demir Hisar, Krivogashtani, Krushevë, Mogillë, Prilep, Resnje, Novaci dhe Dollnen.
Me rëndësi: Për pjesëmarrje në seminarin nuk mjafton vetëm të paraqiteni përmes kësaj ngjarje. Nëse jeni të interesuar, plotësoni APLIKIMIN PËR PJESËMARRJE në vegëzën më poshtë.
Pasi të konfirmohet aplikimi Juaj, ekipi i CIVILit do t’u kontaktojë për çështje logjistike dhe informata plotësuese. Nëse dëshironi të kuptoni më tepër, parashtroni pyetje përmes adresës elektronike: [email protected], ose paraqituni në tel. 02 / 5209 176.