CIVILi vazhdon me dinamikë të pandryshuar me organizim të ngjarjeve, me udhëtime nëpër vendin me info stenda për komunikim të drejtpërdrejtë me qytetare(ë)t , ndërsa gjatë ditëve të ardhshme do të mbajë edhe një, të fundit në serinë e punëtorive nën titullin e njëjtë “Ardhmëri e gjelbër”.
Punëtoria e fundit do të mbahet më 15 tetor në komunën e Strumicës me fillim në ora 13. Punëtoria “Ardhmëri e gjelbër” është mundësi për të gjithë qytetarët aktivë në shoqëri pavarësisht nga vijnë, ose janë pjesë e sektorit joqeveritar apo ndonjë partie, t’i shpalosin qëndrimet dhe propozimet e tyre për drejtësi sociale, vlerat e gjelbra dhe antinacionalizmin.
Në pjesën punuese të punëtorisë, do të hapet diskutim për çështjet lidhur me promovimin dhe praktikimin e vlerave evropiane dhe alternativat e gjelbra, në pritje të proceseve për integrimin e Maqedonisë në BE.
CIVILi në këto punëtori i fton të gjitha organizatat e interesuara, iniciativat e gjelbra, partitë politike, mediat, aktivistët dhe qytetaret dhe qytetarët e interesuar.
Agjenda e ngjarjes dyorëshe në fillim parasheh termin prej 15 minuta për deklarata për media, dhe menjëherë pastaj fillojnë sesionet në të cilat nuk është i lejuar video dhe audio incizim. Pas prezantimit të projektit “Ardhmëri e gjelbër” dhe lidhshmërisë mes vlerave evropiane dhe të gjelbra, drejtësisë sociale dhe drejtësisë ekologjike, do të hapet diskutim në temat: “Vlera të gjelbra në nivel lokal dhe qendror: gjendje, sfida dhe perspektiva”, dhe “Pjesëmarrja qytetare në proceset shoqërore për mbështetjen e reformave demokratike, alternativat e gjelbra dhe antinacionalizmin”.
Ekipi i CIVILit për komunikim