Kryetarja e DOM, Maja Moraçanin theksoi se listat e hapura nënkuptojnë përgjegjësi personale të çdo deputeti.
“Lista të hapura duhet të ketë edhe për zgjedhje parlamentare edhe lokale, kjo do të thotë se qytetarët nuk do të zgjedhin vetëm për cilën parti do të votojnë por edhe kandidatin. Atëherë përgjegjësia personale është edhe më e madhe”, deklaroi Moraçanin.
Ajo tha se DOM vite me radhë angazhohet për ndryshimin e modelit zgjedhor me tre poenta kyçe: një njësi zgjedhore, lista të hapura dhe numër të barabartë të grave dhe burrave në lista. Ajo vlerëson se një njësi zgjedhore, me model proporcional, do ta avancojë demokracinë dhe qytetarët do të jenë të përfaqësuar në mënyrë më të duhur.
“Tani, një kandidat me 5-6 mijë vota mund të mos fitojë vend deputeti, kjo do të thotë se ata qytetarë që e kanë votuar, nuk do të kenë përfaqësues të tyre në parlament”, theksoi Moraçanin.