Zgjedhjet e ardhshme për këshilltarë komunal do të jenë me lista të hapura, për të cilën gjë kemi konsensus politik, paralajmëroi ministri për vetëqeverisje lokale, Goran Milevski.
“Në kornizat e ndryshimeve në funksionimin e vetëqeverisjes lokale, deri në fund të vitit duhet të ketë ndryshime të reja në Ligjin për zgjidhje të Këshilltarëve, ata të zgjidhen me lista të hapura, për këtë ka konsensus qeveritar, opozita paralajmëroi se nuk ka asgjë kundër. Në këtë mënyrë do të ngritët cilësia e këshillave komunale”, tha Milevski.
Edhe LDP është për ndryshim të modelit zgjedhor, angazhohet për lista të hapura dhe një njësi zgjedhore, njësi matëse për demokratizimin e shoqërisë. Mes problemeve që i ka Kodi zgjedhor i tanishëm, sipas Milevskit, është edhe reklamimi i listave të kandidatëve.
“Vlerësojmë se një njësi zgjedhore, listat e hapura dhe ndalesa për koalicionim do ta paraqesë gjendjen reale në vend”, thotë Milevski.
LDP vlerësojnë se në fushatat parazgjedhore të gjitha partitë duhet të fillojnë nga zero dhe se askush nuk duhet të ketë përparësi. Për besueshmëri në votime, sipas Milevskit, duhet të kthehet mënyra e identifikimit të votuesve me gjurmë të gishtit. Në vendvotimet, nuk guxon të lejohet të ketë përfaqësues vetëm nga partitë më të mëdha.