Deri tani janë konfirmuar rreth 30 folëse dhe folës në Konferencën për reforma zgjedhore: Perspektiva të zgjedhjeve në Maqedoni, ndërsa numri i regjistrimeve rritet vazhdimisht, informojnë nga ekipi i Civilit për komunikim. Konferencën do ta hapin Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, dhe Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë,Tomas Gerberih.
Kryeministri Zoran Zaev, në emër të qeverisë do të drejtohet me video mesazh, për shkak të angazhimit të tij në kuvendin e Kombeve të Bashkuara, ndërsa në emër të LSDM se parti politike, do të flet ministri i shoqërisë informatike dhe administratës, Damjan Mançevski. Prof. dr. Renata Deskoska, ministrja e drejtësisë, do të flet për hapat në reformat në sferën e sistemit zgjedhor. Në emër të më tepër partive politike,do të flasin liderët ose përfaqësues të lartë siç është Aleanca për Shqiptarët, Alternativa, Besa, DOM, NSDP, Partia Liberale, PCER, GDU, Demokratë dhe tjerë. Mes partive parlamentare nga të cilat nuk ka përgjigje pozitive as negativa janë VMRO – DPMNE, BDI dhe PDSH.
“Vlerësojmë se është e rëndësishme të kyçet opinioni në reformat e sistemit zgjedhor. U bëjmë thirrje publike partive VMRO-DPMNE, BDI, PDSH dhe partive tjera politike t’i përgjigjen ftesës, madje edhe me refuzim” – apelojnë nga ekipi organizues i CIVILit.
CIVILi ka ftuar ekspertë relevantë dhe përfaqësues të shoqërisë qytetare dhe bashkësisë ndërkombëtare. Mes folësve janë edhe Alekandar Krzhallovski, MCMS, Darko Aleksov, MOST, dr. Vllado Buçkovski, dr. Neda Maleska Saçmarska dhe shumë tjerë. Për përshëndetje është edhe interesimi i disa kryetarëve të komunave për pjesëmarrje në Konferencë, si dhe njerëz nga iniciative formale dhe joformale qytetare.
Konferenca do të mbahet në Shkup, në Hotelin Kontinental ( salla e Kristaltë), më 25 shtator me fillim në ora 12. Nga CIVILi theksojnë se në konferencë janë të ftuar liderët e partive pavarësisht përkatësisë partiake. Përfaqësimit në përbërjen aktuale në Kuvend ose është jashtë kuvendit. “Për ne nuk ka të vegjël ose të mëdhenj, për ne janë të gjithë me rëndësi të barabartë” – thonë nga CIVILi.
Në konferencë do të bëhet fjalë për nevojën për reforma në sistemin zgjedhor në tërësi, ndërsa më konkretisht do të hapen temat për Kodin Zgjedhor, modelin zgjedhor, Listën e Votuesve, financimin politik dhe mediat dhe zgjedhjet. Pjesëmarrëset dhe pjesëmarrësit në Konferencë do të tentojnë t’u përgjigjen pyetjeve nëse, si dhe në cilin afat kohor janë të mundshme reformat në sistemin zgjedhor.
Sipas Agjendës, pas hapjes dhe prezantimit, do të flasin përfaqësuesit e lartë të partive politike dhe të Qeverisë, dhe do të pasojë pauzë. Në vazhdim të agjendës janë organizatat joqeveritare, ekspertët, iniciativat qytetare, ndërsa në segmentin e fundit të agjendës është siguruar kohë për diskutim nga të gjithë pjesëmarrësit.
Prania është e mundshme përmes plotësimit të aplikimit ose në bazë të ftesës së drejtpërdrejtë nga CIVILi.
Më tepër informata: [email protected], 075 389 698, 02 / 520 91 76