Civili vazhdon me serinë e punëtorive “Ardhmëri e gjelbër” në Kumanovë, kushtuar vlerave të gjelbra, drejtësisë sociale dhe antinacionalizmit.
Punëtoria do të mbahet nesër, 18 shtator, në sallën e Këshillit të Komunës së Kumanovës, Komitet, me fillim në ora 12.
Punëtoria e Civilit është mundësi për të gjithë qytetarët aktivë në shoqëri, pavarësisht nga vijnë, a janë pjesë e sektorit joqeveritar ose të ndonjë partie, t’i paraqesin qëndrimet dhe propozimet e tyre.
CIVILI në këto punëtori i fton të gjitha organizatat qytetare, iniciativat e gjelbra, partitë politike, mediat, aktivistët dhe qytetare/ët e interesuar.
Pas prezantimit të projektit “Ardhmëri e gjelbër” dhe lidhshmërisë mes vlerave evropiane dhe të gjelbra, drejtësisë sociale dhe drejtësisë ekologjike, do të hapet diskutim në temat: “Vlerat e gjelbra në nivel lokal dhe qendror: gjendje, sfida dhe perspektiva” dhe “Pjesëmarrja qytetare në proceset shoqërore për mbështetje të reformave demokratike, alternativave të gjelbra dhe antinacionalizmit”.
“Ardhmëri e gjelbër” është projekt për mbështetje të përfaqësimit dhe forcimit të vetëdijes publike për vlerat e gjelbra, drejtësinë sociale dhe antinacionalizmit, në bashkëpunim me Fondacionin Hajnrih Bell, Sarajevë.
Ekipi i Civilit për komunikim