Kumtesë e Civilit
CIVIL – Qendra për Liri apelon deri te nikoqirët dhe organizatorët e ahengjeve familjare t’i zëvendësojnë revolet dhe plumbat me mënyra ligjore, siç janë fishekzjarrët, edhe atë të menaxhuara nga personel të kualifikuar. Të shtënat festive janë të ndaluara me ligj dhe janë pjesë e traditës e cila u takon shekujve të kaluar, kur njerëzit nuk ka në pasur telefona dhe mjete tjera komunikimi. Kjo është mënyrë primitive, e rrezikshme dhe joligjore.
Civili i bën thirrje MPB të merr masa konkrete dhe të aplikon sanksione të rrepta për përdorimin e armëve si pjesë e ahengjeve.
Për çdo vit, Civili si organizatë që është pjesë e rrjetit Ndërkombëtar për luftë kundër armëve joligjore, vazhdimisht rekomandon për kontrollin e armëve. Qeveria e Gruevskit ishte e shurdhër ndaj rekomandimeve të Civilit gjatë viteve të kaluara, dhe i ndaloi edhe projektet për parandalimin dhe reforma në polici, një pjesë e të cilave ishin të kushtuar këtyre temave.
Rregullat e njëjta, ligji i njëjtë vlejnë ende në Maqedoni. Gjendja nuk është e ndryshuar… Ende festohet me revole!
Civili vazhdimisht e alarmon opinionin dhe institucionet për tema dhe ngjarje lidhur me kontrollin e armëve në 19 vitet e kaluara dhe zbaton fushatë për forcimin e vetëdijes publike për tejkalimin e kultit të armëve dhe dhunës në vend.
Për fat të keq, në Maqedoni edhe ahengjet, momentet e gëzimit në përditshmërinë e qytetareve dhe qytetarëve, mbarojnë me persona të lënduar ose me humbje jetësh!
Është koha që palët e prekura në domenin e shoqërisë, institucionet dhe Qeveria të ndërmarrin hapa serioze për tejkalimin kultit ndaj armëve dhe problemet tjera lidhur me armët. Kontrolli i armëve nuk është vetëm detyrë e policies, por është pjesë e masave afatgjate dhe multidisiplinare për ballafaqimin me kultin ndaj armëve.