Gjatë vizitës së komunave në rajonin e Pollogut, në kornizat e projektit “Ardhmëri e gjelbër” i mbështetur nga Fondacioni Hajnrih Bell (zyra Sarajevë) ekipi i Civilit bisedoi edhe me Arianit Xhaferin, aktivist dhe anëtar i shoqatës për ekologji “Eco Guerilla”. Me Xhaferin biseduam për gjendjet në Komunën e Tetovës, angazhimet e vetëqeverisjes lokale në atë aspekt, si dhe për përgjegjësinë e Komunës dhe qytetarëve për mirëmbajtjen e hapësirave të gjelbra dhe mjedisit jetësor të shëndosh të komunës së Tetovës.
CIVIL Media: Javën e kaluar keni dorëzuar një kërkesë deri te Kryeministri i R. së Maqedonisë së Veriut për heqjen e ingerencave të Kryetares së Komunës së Tetovës, Teuta Arifit. Edhe pse e lexuam kumtesën, të na shpjegoni më saktësisht për arsyen?
Arianit Xhaferi: Kërkesa jonë drejtuar Kryeministrit Zaev, ishte që t’i merren ingerencat Komunsë së Tetovës për disa prej aktivitetet të cilat burojnë prej Ligjit për Vetëqeverisje lokale dhe të cilat ingerenca ose kompetenca Komuna e Tetovës nuk po i shfrytëzon ose nuk po arrijnë të jap atë që priten nga ata. Sidomos bëhet fjalë për mirëmbajtjen e pastërtisë publike, që është një nga veprimtaritë komunale që buron nga ligji, pastaj kaosi në trafik të cilin mund ta shihni edhe ju dhe çdo ditë përballemi ne me këtë mungesa e parkingjeve dhe garazheve në kate të cilat u premtuan disa herë në të dy fushatat edhe mandatin e parë edhe mandatin e dytë të Teuta Arifit. Po ashtu uzurpimi i hapësirave të gjelbërta nga bizneset sidomos nga bizneset e ndërtimit të cilat po ndërtojnë pallatë shumë katëshe dhe po zënë hapësira të gjelbërta të cilat i shëndrojnë në parkingje për nevojat e tyre duke mos investuar siç duhet, duke ndërtuar garazhe brenda ndërtesav. Janë këto dhe disa çështje tjera për të cilat ne vlerëosjmë se Qeveria duhet të reagoj dhe t’ia heqë këta ingerenca Komunës së Tetovës për shkak se kot që i ka nëse nuk po i shfrytëzon. Praktika të tilla i kemi parë, psh. Ministria e Arsimit dhe Shkencës i ka hequr ingerencat Komunës së Gostivarit për nominimin e drejtorëve të shkollave të mesme, pra kjo nuk është një praktikë që nuk mund të bëhet, mund të bëhet, thjeshtë neovjitet vullneti politik në Shkup në Qeveri dhe po ashtu nevojitet që edhe Qeveria të tregoj pak kujdes ndaj qytetarëve të Tetovës, të cilëve Kryeministri i R.M.V-së, z. Zaev iu kërkoj ta votonin Teuta Arifin, prandaj ne kemi konsideruar që vetë z. Zaev duhet të mbaj përgjegjësi morale edhe politike për dështimet e Teuta Arifit.
CIVIL MEDIA: Po ju si një organizët joqeveritare si shoqatë Eko Guerilla, a keni qenë ndonjëherë në komunikim të drejtpërdrejtë me Kryetaren e Komunës, me Teuta Arifin?
Arianit Xhaferi: Po, neve gjatë fushatës për mandatin e dytë të saj kemi nënshkruar edhe memorandum, ku kryetarja aktuale Teuta Arifi, është angazhuar që do të kujdeset ëpr disa çështje, siç është transparenca financiare e cila mungon që nga dita e parë e administratës së saj. Sot e kësaj dite ne nuk kemi qasje tek raportet financiare, nuk e dimë se ku harxhohen paratë tona. Për këtë kemi nënshkruar, po ashtu kemi nënshkruar që në mënyrë të rregulltë do të mirëmbahen dhe do të pastrohen rrugët në Tetovë, dhe përveç pjesës qendrore që pastrohen në mënyrë mekanike nga puëntorët e ndërmarjes komunale me fshesa në dorë pastrojnë edhe ditën edhe natën, nuk kemi parë angazhimin e “sëeeper”-ve që shfrytëzohen në qytet tjera të cilat janë shumë më efikase se punëtorët e krahut. Po ashtu kemi kërkuar nga ana e kryetares së Komunës, të mbroj hapësirat e gjelbërta, dhe kërkesa tjera të cilat në masë të madhe janë lënë anësh, janë anashkaluar nga ana e kësaj administrate. Komunikimet e këtilla sa do që të duken të dobishme, herë pas here nuk vlejnë asnjë gjë, sepse shpesh herë u shërbejnë kryetarëve të komunave vetëm sa për të treguar se janë duke komunikuar me sektorin civil. Në anën tjetër sa po kthejnë shpinën, vazhdojnë të bëjnë atë që gjithmonë kanë bërë, të injorojnë qytetarët, të mos u përgjigjën nevojave dhe kërkëesave të qytetarëvë dhe të mos plotësojnë obligimet e tyre që burojnë nga ligjet në fuqi.
CIVIL Media: Si mendoni qytetarët a kanë përgjegjësi ën aspektin e ruajtjes së mjedisit jetësorë
Arianit Xhaferi: Në masë të madhe jo, sepse edhe vetë qytetarët hedhin mbeturina vend e pa vend, shpesh herë, në pamundësi për ta hedhur aty duhet, sepse numri i kontejnerëve krahasuar me numrin e banorëve në një lagje nuk është i mjaftueshëm. Por shpesh shohim që qytetarë të ndryshëm të hedhin edhe pjesë të moblijeve të tyre shtëpiake tek kontejnerët e mbeturinave që është gjë e papranueshme. Nga ana tjetër shumica e qytetarëve ankohen se nuk dinë ku t’i hedhin ose nuk kanë ku t’i hedhin, por ekziston një mundësi që ndërmarja komunale të vij dhe të grumbulloj ato nëse i lajmërohen. Mendoj se këtu ka edhe një mungesë komunikimi të mirëfilltë nga ndërmarja komunale dhe qytetarët të cilët nuk janë mjaftueshëm të informuar se ka mundësi, se ekziston një numër telefoni ku mund të lajmërohen, t’i kërkojnë ndërmarjes komunale që të sjell një kamionet për të grumbulluar mobiljet që janë për tu hedhur. Në anën tjetër kemi qytetarë të cilët nga dritarja e makinës hudhin paqetën e cigareve bosh, që është një sjellje shumë e pahijshme dhe për tu sharë dhe kritikuar. Por gjithmonë kjo ndodh shpesh edhe në sy të forcave të rendit të cilët nuk po marin mundimin që t’i shkruajnë një gjobë. Besoj që është shpesh herë, ndërgjegja e qytetarëve dhe vetëdijësimi i tyre shpesh herë ndërlidhet edhe me interesin e tyre personal pra me xhepin e tyre. Ndoshta në një moment që autoritetet do të aplikonin gjoba dhe ndëshkonin kundërvajtësit, tendenca për tu përsëritur këto gjëra do të bie. Për shkak se çdokush kujdeset që të kursej ca para jo t’ia paguaj shtetit. Prandaj mendoj se gjobat janë një nga mënyrat që duhet të aplikohen e që në Tetovë nuk është duke ndodhur.
Dijana Tahiri
kamera dhe montazhi: Arian Mehmeti