Gjatë vizitës së ekipit të Civilit në rajonin e Pollogut, në promovimin e projektit “Ardhmëri e gjelbër”, biseduam me aktivistin Bekim Asani nga Tetova, për antinacionalizmin dhe lajmet e rrejshme.
CIVIL Media: A ka nacionalizëm në Tetovë
Asani: Besoj se ka nacionalizëm në Tetovë dhe është në rritje e sipër për shkak të politikave të përditshme dhe mendoj se nacionalizmi është një problem shoqëror në qytetin tonë që duhet të çrrënjoset në mënyra të ndryshme dhe besoj se institucionet bashkë me organizatat joqeveritare duhet më shumë të aktivizohen në këtë drejtim, duke krijuar hapësira multietnike dhe duke u munduar ta sanksionojnë gjuhën e urrejtjes e cila është baza e nacionalizmit në shoqërinë tonë.
CIVIL Media: Ndonjë rast konkret?
Asani: Një shok i imi maqedonas i cili që nga viti 2001 duhet të kalojë me një rrugë tjetër vetëm pse nuk mund të kaloj në një lagje që është krejtësisht shqiptare, sepse nuk ndjehet i sigurtë. E kanë sulmuar një herë dhe djali ka marrë trauma, dhe këtë unë e shoh si problem nacional, si problem që duhet të çrrënjoset sepse personi duhet të bëj 20 minuta rutë për të shkuar në shtëpi sesa një rutë më të shkurtë.
CIVIL Media: Organet e rendit a marrin masa?
Asani: Nuk e di se sa këto raste mund të zgjidhen, nëse është një person me një person mund të zgjidhet por nëse është një person me një grup më të madh të njerëzve ose nëse atij i ka hyrë frika nuk besoj se mund të…
CIVIL Media: Lajmet e rrejshme si merreni si i perceptoni, a i njihni?
Asani: Kryesisht në shoqatën që unë e udhëheqi ky është një problem shumë i madh, pasi që kryesisht komuniteti është në shënjestër të lajmeve të rrejshme dhe ata sjellin problem më të mëdha për shkak se dezinformatat apo lajmet që nuk kanë bazë nuk kanë argumente sjellin deri te gjuha e urrejtjes dhe shpesh herë në punën tonë është tregu se gjuha e urrejtjes nga lajmet e rrejshme kalon në dhunë fizike, psiqike, verbale edhe dhunë online, kërcënime.
CIVIL Media: Si distribuohen lajmet e rrejshme?
Asani: Kryesisht ka portale që funksionojnë ad-hoc, portale që nuk kanë sistem kualitativ, portale që funksionojnë me copy-paste e marrin një lajm nga një portal tjetër vetëm ia ndërrojnë vendin shtojnëpak senzacion ose ju kujtohet një herë në javë shkruajnë artikull të vetin pa argumente pa fakte, dhe këtu fillon ai lajmi i rrejshëm që merret nga një portal tjetër dhe këtu shpërndahet. Mendoj se pikërisht pse nuk sanksionohen këto portale, mu sepse janë baza e dezinformatës, lajmeve të rrejshme, gjithashtu gjuhës së urrejtjes, siç thotë populli, prej një mizë u bë bullicë, kështu edhe lajmet e rrejshme nga diçka e vogël bëhet shumë e madhe edhe ne si komunitet e kemi ndje këtë gjatë viteve të fundit edhe unë personalisht sepse lajmet e rrejshme janë shumë të dëmshme për punën që bëjmë ne.
CIVIL Media: Sa ka ndikuar ne jeten tuaj (me siguri negativisht) këto lajme te rrejshme, si dhe gjuha e urrejtjes? si merreni ju personalisht me këto?
Asani: Vitin e kaluar pata një rast personal, por institucionet u angazhuan maksimalisht dhe gjithçka përfundoi, edhe pse një kohë u largova nga qyteti bashkë me prindërit e mi, mu për shkak se lajmi u transferua nga një portal krejtësisht tjetër nga ajo që është qëllimi jonë edhe kjo solli që ne si familje të largohemi nga Tetova, por policia u angazhua, prokuroria u angazhua pastaj rasti arriti në Gjykatë dhe i gjithë rasti përfundoi pozitivisht, pasi që dhjetë persona që ishin kërcënuesit e rastit u dënuan me liri me kusht.
CIVIL Media: A jeni pak më të qetë tani, apo jetoni në frikë?
Asani: Gjithmonë kam thënë se portalet këto ad-hoc janë shumë të dëmshme për punën tonë por ne kemi mbajtë disa trajnime për gazetarë për studentë gazetarë dhe kemi filluar një bashkëpunim.
D. Tahiri
Kamera dhe montazhi: Arian Mehmeti
Fotografia: Biljana Jordanovska