Ekipi i CIVIL – Qendrës për Liri, para kalimit Paleta në Shkup sot e promovoi projektin “Ardhmëri e gjelbër”, i cili zbatohet në bashkëpunim me fondacionin Hajnrih Bell – Sarajevë.
Në info-stendën qytetaret dhe qytetarët kishin mundësinë të informohen për vlerat e gjelbra, drejtësinë sociale dhe antinacionalizmin përmes materialit edukativ dhe informativ dhe ti ndajnë mendimet e tyre mbi këto tema.
Ajo që është e rëndësishme për këtë projekt, është fakti se qytetaret dhe qytetarët kanë të drejtë dhe mundësi t’i ndryshojnë gjendjet në shoqëri.