Mini deponi dhe kontejnerë të stërmbushur – kjo është pasqyrë e përditshme në kryeqytetin tonë. Gazetarja qytetare Nina Shulloviq Cvetkovska thotë se nuk e kupton nevojën të hidhet rreth kontejnerëve!
“Nëse kontejneri është i plotë, në anën tjetër të rrugës ka kontejner të zbrazët, kaloje rrugën, nuk do të thyhesh nga puna! Mu afrua një punëtor nga Higjiena komunale derisa fotografoja, më tha “nuk mund të arrijmë, punojmë gjithë kohën”. Dhe i besoj. Cili është ai shërbim që mund të pastrojë qytet milionësh nëse të gjithë hedhin ku të duan?!”, shtoi ajo.
Ajo thotë se qytetare/ët duhet të civilizohen, sepse fëmijët e tyre shkelin dhe frymojnë mbeturina.
D. M.