Në ambientin e shkollës fillore “Liria” në Tetovë, Civili organizoi punëtori kreative “Të bashkuar kundës dhunës”, si pjesë e projektit “Komunitetet kundër ekstremizmit të dhunshëm” me mbështetje nga Ambasada e SHBA në Shkup.
Punëtoria ishte pjesë e angazhimeve të përbashkëta të CIVILIT, shkollave fillore dhe të mesme në Tetovë, vetëqeverisjes lokale për forcimin e vetëdijes publike dhe edukimit qytetar në nivel lokal kundër ekstremizmit të dhunshëm.
Në punëtori morën pjesë 25 nxënës nga disa shkolla fillore dhe të mesme në Tetovë, dhe pikturuan bashkë në temën “Të drejtat dhe liritë e njeriut”, “Paqe dhe jo dhunë”, gjegjësisht, çdo gjë që simbolizon zgjidhje të përbashkët paqësore të konflikteve përmes dialogut dhe mirëkuptimit.
Punëtoria u shoqërua me video projektime, muzikë, ndarje të shpërblimeve simbolike për pjesëmarrësit në punëtori, si dhe mirënjohje për pjesëmarrësit nga Tetova në këtë projekt.
Pas punëtorisë, gjatë ndarjes së mirënjohjeve para të pranishmëve u drejtua përfaqësues nga komuna e Tetovës, përfaqësues i SPM Tetovë, si dhe përfaqësues të Civilit.
- J.