Ekipi i CIVIL – Qendrës për Liri, si pjesë e ditës aktiviste sot, para Universitetit të Evropës Juglindore, e promovoi projektin “ Ardhmëri e gjelbër”, të cilin organizata e zbaton në bashkëpunim me Fondacionin Hajnrih Bell nga Sarajeva.
Në info stendën qytetaret dhe qytetarët kishin mundësi të informohen për vlerat e gjelbra, drejtësinë sociale dhe antinacionalizmin përmes materialeve edukative dhe informative, por edhe me komunikim të drejtpërdrejtë me ekipin e Civilit.
Qytetaret dhe qytetarët njëkohësisht kishin mundësi të njihen me lidhshmërinë e këtyre tre elementeve, si parakusht për shoqëri e cila synon për vlera demokratike dhe përparim i bazuar për kujdesin për mjedisin dhe ardhmërinë.
B. Jordanovska
Fotografitë: Maja Ivanovska