Tribuna FUND SHPËRDORIMIT (#FundShpërdorimit) në organizim të CIVILIT do të mbahet sot (e mërkurë, 5 qershor) në klubin Menada në Çarshinë e Vjetër, me fillim në ora 17. Të ftuar janë të gjithë qytetaret dhe qytetarët e interesuar, mediat, politikanët dhe funksionarët. Për tribunën nuk ka protokoll dhe ftesa të veçanta, por vetëm kumtesa mund të konsiderohet si ftesë e hapur për të gjithë të interesuarit të marrin pjesë në tribunë.
Në pjesën hyrëse të tribunës, përfaqësuesit e Civilit do t’i prezantojnë kërkesat e organizatës, si dhe një pjesë nga mesazhet, propozimet dhe qëndrimet e shumta të qytetareve dhe qytetarëve për këtë temë. Pas fjalimit hyrës, pritet që pjesëmarrësit në tribunë t’i shprehin qëndrimet e tyre dhe të propozojnë zgjidhje mbi të cilat baza do të vazhdojë iniciativa në të ardhmen.
“Kjo është iniciativë e madhe dhe serioze e cila në orën e parë par kumtesës së parë pranoi mbështetje të madhe dhe të sinqertë. Ky shpërdorim është i verifikuar në parlament, prandaj kërkojmë kjo të anashkalohet nga ligji pikërisht në Kuvend. Gjenerata dhe gjenerata politikanësh kanë krijuar ligje me të cilat u jepen privilegje funksionarëve të zgjedhur dhe të emëruar, në nivel lokal dhe shtetëror, kanë krijuar ligje sipas të cilat u bë normale dhe ligjore që e mira publike të keqpërdoret dhe plaçkitet. Funksionarët duhet ta dinë se privilegje duhet të jetë vetë shërbimi i tyre ndaj qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, dhe jo të grabisin funksione, që të pasurohen si sulltanë! Ne, së bashku me qytetarët, do t’i japim fund këtij shpërdorimi!” – deklaroi Xhabir Deralla në fillimin e ditës së mbajtjes së tribunës FUND SHPËRDORIMIT.
Iniciativa filloi me kumtesën e Civilit më 14 maj, dhe pastaj, organizata në prezencë të një numri të madh të mediave i dorëzoi kërkesat në Kuvend më 17 maj, pesë minuta para orës 12. Disa politikanë menjëherë e mbështetën iniciativën, edhe pse jo të gjithë e përmendën emrin e Civilit, organizatës iniciatore.
“Kemi mbështetje nga qytetaret dhe qytetarët, si dhe nga mediat. E presim mbështetjen nga të gjithë politikanët e përgjegjshëm. Njëkohësisht, në emër të Civilit dhe të gjithë atyre që këtyre ditëve na dërgojnë mesazhe dhe propozime, premtoj se nuk do të lejojmë që kjo iniciativë të kidnapohet. Nuk do të heqim dorë asnjë milimetër nga kërkesat tona. Do të shkojmë deri në fund!”, tha Deralla në deklaratën e tij për mediat.
Për ata që nuk do të arrijnë të vijnë në tribunë, ekipi i Civilit do të jetë në klubin Menada nga ora 12 dhe tërë ditën. Q[ t’i pranojë dhe arkivojë ose incizojë deklaratat nga të gjithë që kanë ide se si të kontribuojnë për këtë iniciativë, Njëkohësisht, do të sigurohet edhe transmetim drejpërdrejtë në Fb faqen dhe Youtube kanaline Civilit. Një pjesë e ekipit do ta ndjek aktivitetin në rrejtët sociale, komentet dhe propozimet që do të arrijnë gjatë ditës, ndërsa një pjesë do t’i prezantojë edhe në vetë ngjarjen. Hashtagu për iniciativën është #FundShpërdorimit, #КрајЗаРасипништвото, #EndProfligacy.
INFORMATA PLOTËSUESE
Kanalet në të cilat do të kryhet transmetimi drejtpërdrejt i tribunës FUND SHPËRDORIMIT më 5 qershor ( e mërkurë) me fillim në ora 17.
CIVIL YouTube
CIVIL Facebook
Kontaktet në të cilat mund të dorëzohen komente dhe propozime:
www.facebook.com/civil.mk