Me shpalljen e zgjedhjeve presidenciale dhe zgjedhjeve të parakohshme lokale 2019, Civili filloi me seri tekstesh edukative për aspekte të ndryshme të procesit zgjedhor.
Si organizatë me përvojë shumëvjeçare në monitorimin zgjedhor, Civili çdo herë kontribuon për forcimin e vetëdijes publike për të drejtën votuese, por edhe për mënyrën se si ti njohin dhe si të informojnë për parregullsitë zgjedhore, posaçërisht në fushën e shkeljes së të drejtës votuese, privatësinë e votimit dhe parregullsitë në Listën e Votuesve.
Publikimi “Çdo gjë që deshët të dini për zgjedhjet” është përmbledhje tekstesh të cilat i botoi CIVIL Media deri në fillim të fushatës zgjedhore, ndërsa versioni onlajn u botua gjatë konferencës “Si zgjedhjet – ashtu ardhmëria”, që u mbajt më 10 prill.
Me fillimin e heshtjes zgjedhore dhe në pritje të 5 majit, rrethi i dytë i votimit për president shteti, tekstet edukative janë mundësi e shkëlqyer për të gjithë bashkëpunëtoret dhe bashkëpunëtorët, anëtarët, mbështetësit, gazetarët qytetarë, por edhe për vëzhguesit e Civilit, të përkujtohen dhe të informohen se çfarë është materiali zgjedhor, çfarë duhet të dihet për Listën e Votuesve, cilat janë kompetencat e administratës zgjedhore, çfarë nuk guxon të aplikohet gjatë heshtjes zgjedhore dhe informata tjera të dobishme për realizimin e të drejtës votuese.
Njëkohësisht, ky është rast i mirë edhe një herë të përkujtojmë se Civili është në dispozicion për qytetaret dhe qytetarët për të gjitha informatat dhe pyetjet plotësuese, si dhe për paraqitje të parregullsive në ueb faqen www.zgjedhjetëlira.info në [email protected], në inboks në www.facebook.com/civil.mk ose të lajmërohen në 02/520 91 76.
Publikimi “Çdo gjë që deshët të dini për zgjedhjet” është në gjuhë shqipe dhe maqedonase.