Kumtesë e CIVILIT dhe CIVIL Media me rastin e Ditës Botërore për lirinë e medias, 3 maj, 2019
CIVIL – Qendra për Liri dhe CIVIL Media, si përfaqësues të zëshëm të lirisë së shprehjes dhe të lirive të mediave, në Ditën botërore të lirisë së medias, edhe një herë e ngre zërin në mbrojtje të lirisë së informimit. Civili i përkujton të gjitha institucionet në tërësi, se duhet të punojnë bashkë, që kjo liri asnjëherë më mos të rrezikohet.
Si organizatë për të drejtat e njeriut, Civili çdo herë është në anën e gazetareve dhe gazetarëve dhe u bën thirrje ta vazhdojnë komunikimin me organizatën dhe çdo tentim për presion mbi ata, ta paraqesin. Punëtorët e medias nuk guxojnë të pengohen në kryerjes e punës së tyre! Ata nuk guxojnë të jenë objekt i sulmeve verbale dhe fizike dhe të kërcënimeve!
Këtë vit, Dita Botërore e Medias, 3 maj, Maqedonia e Veriut shënon rënie të sulmeve mbi gazetarët, por, për fat të keq, sulmet dhe pengimi i punës së gazetarëve dhe punëtorëve të mediave ende janë realitet. Shembull i freskët është sulmi i ekipit të TV 21 nga ana e familjarëve të kryetares së Komunës së Haraçinës, Milikije Halimi, derisa ata kanë incizuar për problemet e qytetarëve në komunë. Në ditën e votimeve në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale, monitorimi i Civilit shënon pesë raste të pengimit të ekipeve të mediave në punën e tyre, edhe atë nga administrata zgjedhore!
Civili kërkon zbatimin urgjent të reformave në servisin publik (RTVM), ndryshime dhe plotësime në Ligjin për përgjegjëse qytetare për shpifje dhe ofendim, Ligjin për qasje të lirë deri te informatat e karakterit publik dhe Kodit Zgjedhor.
CIVILI kërkon nga institucionet ti japin fund mosndëshkimit për shkeljen e të drejtave të gazetarëve dhe punëtorëve të mediave. Mosndëshkimi i shkeljes së të drejtave të gazetarëve dhe punëtorëve mediatikë krijon truall të pjellor për ata që duan t’i ndalen në rrugë të vërtetës dhe të cilët nuk zgjedhin metoda dhe mjete në pengimin e punës së tyre. Shteti duhet t’u sigurojë kushte për punë profesionale dhe të paanshme mediave.
Republika e Maqedonisë së Veriut shënon lëvizje nga 14 vende në indeksin e fundit për lirinë e mediave, sipas Reporterëve pa kufij, dhe për momentin gjendet në vendin e 95 nga gjithsej 180 vende në botë. Por, progresi nuk do të thotë se Qeveria, organet ligjore si dhe vetë mediat duhet të ndalen këtu. Pozita në rang listën nuk është e mjaftueshme.
Duhet të krijohet ambient i cili do të jetë i duhur për punën e të gjithë gazetareve dhe gazetarëve, gjegjësisht, të të gjithë punëtorëve të mediave.
Frikësimi shumëvjeçar, futja në punë kriminele, kërcënime për largime nga puna të gazetarëve, lajme të rreme të prodhuara dhe të publikuara nga shtëpitë më të mëdha të mediave në shërbim të regjimit autoritar, manipulimet me opinionin dhe gjuha e urrejtjes, tregojnë për domosdoshmërinë e kthimit urgjent të gazetarisë kritike.
Civili u bën thirrje gazetarëve dhe mediave të bashkohen në angazhimet e përbashkëta dhe në luftën për liritë e mediave dhe të kontribuojnë për krijimin e shoqërisë demokratike në të cilën gazetaria do të jetë shembull për respekt dhe mbrojte të të drejtave dhe lirive të njeriut.