CIVIL – Qendra për Liri sot do ti vizitojë komunat Likovë dhe kumanovë, ku përmes kominukimit të drejtpërdrejtë me qytetarët do ta prezantojë projektin e ri Ardhmëri e gjelbër, qëllimi i të cilit është përmirësimi i perceptimit dhe dijenisë për konceptit të shoqërisë që i kultivon vlerat e gjelbra, drejtësinë sociale dhe antinacionalizmin.
Në info-stendat e Civilit, qytetaret dhe qytetarët e Likovës dhe Kumanovës do të kenë mundësi të njihen me lidhshmërinë e këtyre tre elementeve, të cilat janë parakusht për shoqërinë që synon vlerat demokratike dhe përparim të bazuar në kujdesin për mjedisin dhe ardhmërinë.
Ata gjithashtu do të kenë mundësi të kyçen në mënyrë aktive përmes mesazheve deri te pushteti lokal dhe qendror, të këmbejnë mendime, qëndrime dhe informata dhe pa kufizime, për temat nga fusha e drejtësisë sociale, iniciativat e gjelbra dhe antinacionalizmin.
Ajo që është e rëndësishme për këtë projekt është fakti se qytetaret dhe qytetarët kanë të drejtë dhe mundësi ti ndryshojnë gjendjet në shoqëri. Projekti Ardhmëri e gjelbër zbatohet me mbështetje të Fondacionit Hajnrih Bell nga Sarajeva.