CIVIL -Qendra për Liri e dënon ashpër deklaratën e kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Sulejman Rexhepi, më 14 mars, në ceremoninë e vendosjes së gurthemelit të xhamisë në fshatin Harnaqi, të publikuar në profilin e tij në fejsbuk.
Është e papranueshme për kreun fetar të përdor një gjuhë të tillë të urrejtjes dhe të nxit intolerancë fetare dhe etnike.
Është e papranueshme që kreu i bashkësisë fetare, qëllimi i të cilit është të bashkojë, dhe jo të krijojë përçarje mes popullit, bashkëqytetarët e tij t’i kualifikojë si “egërsira dhe njerëz pa identitet”. Është e papranueshme një njeri i mbushur me urrejtje, të jetë përfaqësuesi më i lartë i një bashkësie fetare në vendin. Gjithashtu, është e papranueshme që këtë deklaratë të tij të vjetër, reisi përsëri e promovon në rrjetet sociale, edhe atë në kohë të fushatës zgjedhore, me çfarë jep i një kontekst të ndryshëm përmbajtjes dhe hap mundësi për manipulime dhe keqpërdorime.
CIVILi konstaton se me këtë deklaratë, kreu i BFI, Sulejman Rexhepi, ashpër e shkel nenin 391 të Kodit Penal, sipas të cilit nuk lejohet shkaktimi i urrejtjes, përçarjes dhe intolerancës mbi bazë nacionale, racore, fetare dhe baza tjera diskriminuese.
CIVILi përkujton se sjellja e Sulejman Rexhepit, si shumë herë deri tani, ndeshet me parimet për të cilat paraqitet se angazhohet. Shantazhe, mbështetje të regjimeve që në mënyrë brutale vrasin gazetarë, siç ishte rasti me gazetarin Kashogi, shantazhe me kthim të pronave për mbështetje në zgjedhjet, pengim sjelljes së ligjeve, siç janë ato për abortim dhe antidiskriminim, publikim i fotografive personale në të cilat gjenden ai dhe anëtar të mitur të familjes ku mbajnë armë në duar…, janë vetëm një pjesë e sjelljes së Rexhepit, ndaj të cilës jemi dëshmitarë me vite.
Sjellja e Rexhepit është e papranueshme dhe duhet menjëherë të ndalet! Bashkësitë fetare, si islamja ashtu edhe ortodoksja dhe të gjitha tjerat, duhet të jenë të ndara nga shteti!
Deklarata e fundit e Rexhepit, e cila shkaktoi rrëmujë reagimesh në opinion, ndërkohë që paraqet shembull për sjellje të pahijshme dhe të papranueshme edhe për gjuhë të urrejtjes dhe diskrimimit, e vlerësojmë si vepër penale për të cilën Rexhepi duhet të merr përgjegjësi!
CIVILI kërkon nga Ministria për punë të brendshme dhe nga Prokuroria Publike të reagojnë menjëherë dhe të kërkojnë përgjegjësi nga Rexhepi! Ligji duhet të vlejë për të gjithë barabartë, madje edhe për Rexhepin!
Gjithashtu, kërkojmë nga Rexhepi të kërkojë falje dhe ta tërheq deklaratën e tij!