BDI vite me radhë esencialisht ka deformuar logjikën elementare të organizimit politik shqiptar në Maqedoni. Kjo parti tani 17 vite në pushtet, jetën politike dhe përgjithsisht ate shoqërore e ka shndërruar në një moçal me erë shumë të rëndë. E vetmja gjë që ka shënuar rritje gjatë kësaj periudhe të gjatë kohore është mendjemadhësia e injorantit, i cili gjithë kohën harxhon vetëm për dy çështje – sa më shumë hundët në paratë e huaja dhe trillium i çfardo patriotizmit.
Nëse strukturat e jashtme kanë besim tek ju, do t’u japin plotë argumente se pse BDI duhet të shkojë në opozitë si e mirë e përgjithshme nacionale. Në fakt kjo parti nuk di çka janë reformat e brendshme për shtim të funksionalitetit të institucioneve shtetërore. Nuk di se çka është përgjegjësi elementare morale apo politike, e të mos flasim ligjore. Nuk di, e as që do të di se aty është për ta zhvilluar vendin dhe për ta përmirsuar jetën e përgjithshme. Fjala ekonomi, zhvillim dhe mirëqenie për këta udhëheqës janë të panjohur. Brenda BDI-së kam takuar shumë djem të zgjuar, të cilët me dekada i kanë lënë në margjina institucionale, me pozita të dobta dhe me ndjenjë se gjithë jetën duhet t’u rrinë gaditu patronave pariak, të cilët sjellen sikur këta djelmosha i paguajnë nga xhepi i vet. Ata tani janë të bindur se vetëm Zoti përmes selekcionimit të vet natyror mund t’i ndroj këta udhëheqës të fatkeqësisë, të cilët vite me radhë krijuan kolona ekzodi rinor të përmasave ekzodi ebreik.
Kohë më pare, një i huaj më pat thënë se BDI i gjason një sekti satanist i cili ekziston vetëm për vetveten, duke varfëruar tejmasë popullatën e vet, e cila tanimë është e detyruar që t’í largojë edhe pjesën më të dhimbshme familjare – fëmijtë e vet. Shumë diplomat tani fare lehtë do t’ua thuajnë ate se BDI është një kancer serioz i shtetit edhe i vet Shqiptarëve. Në këso rrethanash infekcioni fillon ta kaploj edhe ate pjesë të partnerit të koalicionit, e cila filloj me do ideale, madje bëri edhe do punë të mëdha, edhepse edhe në ate subjekt ka plotë të tillë që s’kanë kurgjë të përbashkët me idealet e vërteta. Por, mendoj se një pjesë pak a shumë e shëndoshë e LSDM-së sikur është e prirë që t’i jep të drejtë faktorit ndërkombëtar për deformimet te partneri dhe Brenda vetes dhe në të ardhmen nuk mund të përjashtohen edhe masa më radikale shkurorzuese politike në mes tyre.
Kështu siç funksionojnë këta kapadahijë nuk mund të vazhdohet edhe shumë kohë, pasi kjo drejtëpërdrejtë çon kah kthimi i gruevizmit në pushtet, me të cilin këta partnerë kanë ndarë aq shumë mjaltë mes veti, e aq shumë helm për njerëzit. Prej këtu, mendoj se së shpejti do të shtrohen tri opcione që pritet të ndodhin. E para ndryshim në veprimin e BDI-së që si partner afatgjat i Gruevskit dhe rrethit të tij, është vështirë të ndodhë. Kjo është e mudshme vetëm me ndryshime kardinale kadrovike. E dyta është shpërthimi përbrenda BDI-së, e cila gjë që moti ka arrijtë masën kritike dhe prêt momentin e duhur. Kurse, e treta prishja e koalicionit në mes LSDM-së dhe BDI-së dhe dërgimi i saj në opozitë, që lehtë do të impononte reformism të brendshëm apo shkatërim nëse kjo gjë nuk ndodhë. Por, sido që të përfundoj në raportet ndërpartiake, kjo punë nuk mund më tepër të vazhdojë kështu. Ndoshta zgjedhjet presidenciale për një kohë të shkurtë do ta shtyjnë epilogun, por ndeshja me realitetin e hidhur duket se gjatë kohë troket në dyer.
Tani duhet të startojnë bisedimet me UE, që nëkputon potencial të madhë professional, kurse me këte kod mental është e pamundur atë ta kemi. Kurse kjo që ndodhi me imunitetet është vetëm temperature e një smundje shumë të rëndë.