Pasi Prokurorja Villma Ruskovska hoqi dorë nga kërkesa për ndjekje të Trajko Veljanovskit dhe Ljupço Dimovskit, duke e përcjellur përgjegjësinë mbi Kuvendin për arratinë eventuale, me koment u paraqit edhe Talat Xhaferi.
Sipas Xhaferit, në rast të arratisë së tyre, përgjegjësia është te gjykata, sepse ajo është kompetente për sigurimin e të gjithë të akuzuarve dhe të pandehurve.
Xhaferi në brifing me gazetarët tha se Kuvendi mund të sjell vendim për kërkesën për paraburgim të Veljanoskit, por paraprakisht duhet të ketë vendim nga komisioni për çështje mandati dhe imuniteti.