“E vërteta e xhveshur. Dje Agimi sot Talati. Imagjinoni njeriu që u zgjodh kryetar kuvendi nën brohoritje dhe zhurmë pa mikrofon përpara tij, sot (gjoja) i pengoi vetem një zë për ta hedh në votim propozimin për marrjen e imunitetit të Trajko Veljanovskit. “
“Ishte një zë apo janë shumë afera, mes të cilave edhe 27 prilli (për të cilën Veljanovski ka shum çka mund të zbuloj) që e detyruan kreun e BDI-së të bëj skenarin e sontëm?”
“P.S. Është dora e zgjatur apo bishti i kapur!?”, ka shkruar në Fejsbuk profilin e tij, Ziadin Sela, kryetari i Aleancës për Shqiptarët, pas ndërprerjes së seancës plenare për heqjen e imunitetit të Trajko Veljanoskit.