Komisioni Shtetëror për parandalimin e korrupsionit, sot në ora 12 do të mbajë takim me organizatat qytetare të kyçura në luftën kundër korrupsionit.
Takimi ka për qëllim njohjen me kompetencat e reja, qëllimet dhe hapat e ardhshme të Antikorrupsionit, në kontekst të zgjedhjeve presidenciale.
Komisioni i antikorrupsionit pati takim edhe me përfaqësues të Komisionit Shtetëror Zgjedhor në të cilin bëhej fjalë për financimin e partive politike gjatë fushatës zgjedhore dhe harmonizimit të aktiviteteve të përbashkëta dha masave për këtë çështje.
Takimi me organizatat qytetare do të mbahet në Qendrën qytetare të resurseve.