Seanca plenare për heqjen e imunitetit të kryetarit të mëparshëm të Kuvendit, Trajko Veljanoski, të cilën e caktoi kryetari aktual Talat Xhaferi për mbrëmë në ora 21, u ndërpre dy minuta pas mesnate.
Për seancën e ardhshme për çështjen e imunitetit të Veljanoskit, i cili është i akuzuar për ngjarjet e dhunshme më 27 prill në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Xhaferi tha se do të informojë me kohë.
Heqja e imunitetit të Veljanoskit nuk arriti të votohet për një votë, për shkak të mungesës së deputetit Agim Shaqirit në seancën e votimit.