Pas incidenteve të mbrëmshme në burgun e Shutkës, kryeministri Zoran Zaev sot ka kërkuar dorëheqje nga drejtori i burgut, Gjoko Kotevski.
Kryeministri e dënoi aktin dhe theksoi se pa dallim se kush është fajtor për incidentin, ai ka kërkuar përgjegjësi nga drejtori. Dorëheqjen ai e pret më së voni deri të hënën.
Pas këtij vendimi ka qëndruar edhe ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska.
“Rasti patjetër meriton të ketë hetim. Duhet që të shihet nëse dhe ku janë bërë lëshimet. Patjetër duhet që të ketë përgjegjësi që është lejuar që të ketë kontakt të afërt mes këtyre dy grupeve, pa dallim nëse ajo është praktikë e rregullt ose jo. Në situatën konkrete do të bëhet vlerësim për rreziqe të caktuara”, tha ministrja Deskoska.
Ajo vlerëson se nëse ka pasur sulm fizik dhe kontakt, ka hapësirë që Prokuroria të ngrit hetim, ndërkaq me rastin mund të merret edhe Avokati i Popullit.