Biljana Ivanovska, kryetarija e Komisionit Shtetëror për parandalimin e korrupsionit vlerëson se dalja më e lehtë në rrugë të drejtë është nëse partitë politike i zbatojnë me përgjegjësi ligjet që i kanë votuar vetë. Në intervistë për MIA Ivanovska theksoi se deri tani nuk ka patur presione, dhe se, nëse ka do t’u përgjigjet me argumente dhe fakte.
Në pyetjen se çfarë po ndodh me 18 rastet e nepotizmit, si do të zbatohen dhe a do t’u rezistojë Komisioni presioneve, Ivanovska u përgjigj se për dy muaj do të ketë rezultate, nga të cilat opinioni do të mund të vlerësojë nëse kanë punuar nën presion.
Sa u përket zgjedhjeve presidenciale, ajo theksoi se veç më janë ndërmarrë aktivitete të caktuara në drejtim të ndjekjes së financave të partive gjatë fushatës zgjedhore.
“Jemi në fazën e nënshkrimit të memorandumit me Komisionin Shtetëror Zgjedhor dhe Entit Shtetëror për revizion. Konsultohemi se cilat aktivitete duhet ti ndërmarrim, veçanërisht në pjesën për keqpërdorim të mjeteve buxhetore dhe resurseve njerëzore që janë të angazhuar në administratën shtetërore, posaçërisht nga aspekti i keqpërdorimit të kohës së punës dhe mjeteve materiale që janë në dispozicion të organeve shtetërore. Gjithashtu do ta ndjekim fushatën zgjedhore në pjesën e fushatës së partive politike, dhe nëse janë financuar nga llogaria zgjedhore ose nga ndonjë tjetër burim. “, thotë mes tjerash Ivanovska.
Deri në Komisionin e antikorrupsionit mund tëdorëzojë paraqitje çdo kush, thotë Ivanovska. Treguesit janë të mbrojtur me ligj, ndërsa për Komisionin është e rëndësishme informata, dhe jo personi që e ka dhënë. Siç shpjegoi ajo, qytetarët mund të mbeten anonimë, ndërsa ata si institucion do të punojnë edhe pas zërit nga opinioni, siç janë rastet me nepotizmin.
Zyrtarisht, përbërja e re e DKSK filloi me punë më 13 shkurt. Në seancën e dytë, dy ditë më vonë, u hapën 18 lëndë për nepotizëm, gjegjësisht, procedura për farefis të funksionarëve dhe deputetëve të punësuar në institucionet dhe ndërmarrjet shtetërore.