LSDM u bën thirrje deputetëve të VMRO-DPMNE-së të mos i bllokojnë ligjet sistemore, me këtë edhe procesin euro integrues të vendit. Deputeti Jovan Mitrevski në përgjigjen e tij ndaj akuzave të opozitës, tha se ka kaluar koha kur politika ndërhynte në gjyqësor dhe ftoi që organet e drejtësisë të lejohen të kryjnë punën e tyre të lira. Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve se a do ta shqyrtojnë kërkesën për zgjedhjen e një prokurori me propozim të opozitës, Mitrevski tha se ky ka qenë premtim i tyre, por do të ndodhë pasi VMRO-DPMNE të distancohet nga krimi në të kaluarën. Në të kundërtën tani kjo kërkesë shihet si tentim për ndikim dhe control mbi prokurorinë.
A. Zeqiri