Pas arrestimit të djeshëm të Trajko Veljanovskit, Mile Janakievskit dhe Spiro Ristovskit, VMRO-DPMNE kundërpërgjigjet me kërcënim se nuk do të votojë ligjet reformuese. Kordinatori i grupit parlamentar të kësaj partie, Nikolla Micevski, i shoqëruar nga deputetët e tjerë të VMRO-DPMNE-së nga pres qendra e Kuvendit, njoftoi se kanë marrë vendim që të mos marin pjesë më tej në procesin Zhan Mone, prej ku edhe rrjedhin të gjitha ligjet reformuese të cilat kërkohen edhe nga Bashkimi Evropian. Micevski akuzoi se bashkë me Veljanovskin, bëhen gjithsej 8 kërkesa për heqjen e imunitetit të deputetëve nga rradhët e opozitës, ndërsa tanimë një e katërta e grupit parlamentar të kësaj partie është nën hetime. Sipas tij të gjitha proceset janë politike dhe të pabaza, andaj kërkuan zgjedhjen e një Prokurori të ri të përgjithshëm me propozim të opozitës. “Kërkojmë prokuror të përgjithshëm me propozim të opozitës që edhe ne të fillojmë të besojmë në sistemin e drejtësisë”, deklaroi Micevski. Arrestimet e fundit ai akuzoi se lidhen drejtëpërdrejtë me zgjedhjet presidenciale.
Arben Zeqiri