Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot në ora 11:00 do të mbajë konferencë për media.
Në konferencë Prokurorja publike e Prokurorisë Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsion, Villma Ruskoska do të jep hollësira për procedurën e filluar hetimore në të cilën të dyshuar janë ish-kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanovski dhe ish-ministrat Mile Janakieski dhe Spiro Ristovski.
Trajko Veljanovski, Mile Janakieski dhe Spiro Ristovski mbrëmë u arrestuan për pjesëmarrje në ngjarjet e dhunshme të 27 prillit në Kuvend. Për shkak të imunitetit të deputetit, Trajko Veljanovski nuk u mbajt në paraburgim.