Bisedat gjoja për kryetar “konsensual”, njësoj si në vitin 2014, nuk kanë për qëllim asgjë tjetër, përveç përpjekje e BDI për mashtrim, manipulim dhe defokusim të shtresës së painformuar të qytetarëve.
Kanë për qëllim, mes tjerash, të harrohen hetimet e Prokurorisë Speciale, të harrohen hetimet për dy anëtarë të Qeverisë aktuale, për të cilat folën Kryeministri Zaev dhe Ambasadori i SHBA në Shkup, Bejli, si dhe shumë çështje tjera lidhur me reformat në gjyqësi dhe në administratën shtetërore.