Gjuha e urrejtjes dhe lajmet e rreme janë pjesë e monitorimit afatgjatë të Civilit. Për çdo ditë, në adresë të organizatës arrijnë numër i madh i mesazheve në të cilat qytetarët informojnë për probleme të ndryshme, shkelje të të drejtave të njeriut, gjuhë të urrejtjes, diskriminim dhe lajme të rreme. Në valën e fushatave politike për zgjedhjet presidenciale, gjuha e urrejtjes dhe lajmet e rreme janë edhe më tepër të pranishme në diskursin publik.
Prandaj, Civili u bën thirrje të gjithë qytetarëve të vetëdijshëm dhe me përgjegjësi, të paraqesin raste të gjuhës së urrejtjes edhe në MPB, por edhe në CIVIL. Shpalosja dhe dënimi i bartësve dhe “prodhuesve” të gjuhës së urrejtjes dhe lajmeve të rreme dhe shpalosjes publike është mënyrë efektive e luftës kundër kësaj dukurie të shëmtuar shoqërore. Veçanërisht në mungesë të reagimit përkatës nga institucionet relevante, është e rëndësishme që opinioni të organizohet dhe të mbrohet nga kjo dukuri destruktive.
Gjuha e urrejtjes dhe lajmet e rreme mund të paraqiten në CIVIL edhe në mënyrë anonime. Është me rëndësi të bëhet screenshot nga postimet dhe komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes dhe lajme të rreme, si dhe vegëzat nga ato përmbajtje, gjegjësisht, nga autorët e tyre. Paraqitja e gjuhës së urrejtjes dhe lajmeve të rreme, si dhe për të gjitha parregullsitë, është e mundur edhe përme onlajn aplikimit në ueb faqen Zgjedhje të Lira, nëse bëhet fjalë për kontekst zgjedhor. Në kontekst më të gjerë, paraqitja mund të bëhet me mesazh në fejsbuk faqen e CIVILit, ose përmes postës elektronike [email protected].
Komentet dhe postimet me gjuhë të urrejtjes në rrjetet sociale dhe në mediat mund të paraqiten edhe në MPB. Në ueb faqet e MPB ekziston Pullë e kuqe në të cilën mund të paraqitet abuzimi i fëmijëve, tregtia me njerëz dhe krim nga urrejtja dhe thirrje për dhunë.
Qytetaret dhe qytetaret që dëshirojnë të paraqesin gjuhë të urrejtjes, mund ta bëjnë këtë edhe në adresën [email protected]. Në paraqitjen, duhet të tregohet emri i shfrytëzuesit dhe vegëza deri te përmbajtja në internet.