Kryeministri i Qeverisë dhe kryetari i LSDM, Zoran Zaev, sot do të takohet me kryetarin e Partisë Alternativa, Afrim Gashin, dhe kryetarin e PDSH, Menduh Thaçi, me të cilët do të diskutojë rreth mundësive për kandidat konsensual për president të shtetit.
Takimet do të mbahen në Klubin e deputetëve.
Zaev dje u takua edhe me kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti. Pas takimit ata dolën me deklarata të harmonizuara, se ekziston mundësia që të dalin me një kandidat të vetëm në zgjedhjet presidenciale.