Aktivistja Mersiha Smailloviq në konferencën #Perspektiva 2019” në organizim të CIVIL -Qendrës për Liri foli për protestat në Serbi dhe shpresën e tyre, ashtu si e ka pasur edhe ajo gjatë protestave në Maqedoni. Ajo thotë se edhe pse kohëve të fundit ndodhin shumë gjëra që dëshpërojnë, shpresa nuk guxon të shuhet, as të ndalet lufta.
“Është me rëndësi të mos ndalemi! Këtu e gjej veten unë!”, thotë Smailloviq.
“Nuk guxojmë të humbim energji! Na duhet shumë urtësi të përballemi me të gjitha problemet. Nuk është lehtë të gjendet fjali për shpresat dhe perspektivat, por nuk guxojmë të ndalemi, shtoi Smailloviq.
[divide]
Në konferencën #Perspektiva2019 me fjalime u prezantuan Ambasadori gjerman Tomas Gerberih, ministrja për punë dhe politikë sociale, Milla Carovska, prof. Mirjana Najçevska, Xhevdet Hajredini ( ministër i mëparshëm për financa), Aleksandar Kërzhallovski (MCMS), Mersiha Smailloviq (Legis), Koço Andonovski ( Qendra për mbështetjen e LGBTI+) dhe Faton Aliti. Nga Civili u paraqitën me fjalime Biljana Jordanovska, Dehran Muratov dhe Xhabir Deralla.
Maja Ivanovska
Kamera: Arian Mehmeti
Montazhi dhe fotografia: Biljana Jordanovska