Në seminarin dyditor për gazetare dhe gazetarë qytetarë në organizim të CIVIL – Qendrës për Liri, që u mbajt në Veles, morën pjesë 25 pjesëmarrës nga 11 komuna të vendit.
Komisioni i posaçëm që i verifikoi dhe miratoi aplikimet për pjesëmarrje në seminarin, me vëmendje i selektoi pjesëmarrësit duke e marrë parasysh përfaqësimin e barabartë rajonal, si dhe profilet e ndryshme shoqërore, me qëllim të përfaqësohen profesione të ndryshme, që është edhe thelbi i gazetarisë qytetare në botë.
Në këtë seminar dyditor u përfshinë tema më të ndryshme të cilat u ndihmuan gazetarëve qytetarë të fitojnë aftësi dhe dituri praktike nga fusha e gazetarisë, por edhe për të drejtat dhe liritë e njeriut, proceset zgjedhore dhe ngjarjet shoqërore politike. Ata gjithashtu u njohën me bazat e monitorimit zgjedhor, dhe informimin me kohë dhe objektiv për proceset shoqërore dhe politike.
Në seminarin u prezantuan edhe komponentët e reja të projektit, të cilat u mundësojnë dëgjuesve pjesëmarrje të drejtpërdrejtë në implementimin e projektit, si në platformën mediatike, ashtu edhe në punën e CIVILIT si organizatë për të drejtat e njeriut.
Seminari ishte edhe hyrje në fillimin e implementimit të komponentës “mediat e komuniteteve”, qëllimi i së cilës është të formohen dy ekipe të cilat do të mbështeten dhe financohen nga Civili për fillimin e blogut ose ueb faqes me përmbajtje informative për ngjarje lokale.
Pas pjesës teorike dhe ligjëratave nga ekipi i ligjëruesve me përvojë, si dhe gazetarëve qytetarë të cilët veç më i kanë kaluar këto trajnime dhe janë pjesë e familjes së madhe të gazetarëve qytetarë nga vendi, pjesëmarrësit në ditën e dytë kishin mësim praktik dhe punë në terren nga e cila dolën shumë përmbajtje të cilat në periudhën e ardhshme do të publikohen në platformën mediatike të Civilit.
Gjatë muajve të ardhshëm Civili do të organizojë edhe një seminar të madh për të cilin të interesuarit do të mund të informohen në internet faqet tona dhe në Fejsbuk.