“Mendoj se nacionalizmi është me të vërtetë në rritje, por shfrytëzohet në mënyrën më tinëzare, më jonjerëzore, si mjet për para dhe fuqi. Si mjet për arritjen e pozitës sa më të lartë në negociatat me atë që e udhëheq pushtetin në nivel lokal dhe qendror. Ata që propagojnë nacionalizëm, urrejtje, dhoma gazi, sëpata… nuk janë patriotë të vërtetë. E dimë dhe i kemi të gjitha argumentet ta vërtetojmë këtë se këta janë vetëm njerëz që duan më tepër fuqi dhe më tepër para”, deklaroi Xhabir Deralla në konferencën #Perspektiva2019, në organizim të Civilit.
[divide]
Në konferencën #Perspektiva2019 me fjalime u prezantuan Ambasadori gjerman Tomas Gerberih, ministrja për punë dhe politikë sociale, Milla Carovska, prof. Mirjana Najçevska, Xhevdet Hajredini ( ministër i mëparshëm për financa), Aleksandar Kërzhallovski (MCMS), Mersiha Smailloviq (Legis), Koço Andonovski ( Qendra për mbështetjen e LGBTI+) dhe Faton Aliti. Nga Civili u paraqitën me fjalime Biljana Jordanovska, Dehran Muratov dhe Xhabir Deralla.
Tekstin dhe montazhi: Biljana Jordanovska