Në klubin e deputetëve sot pasdite duhet të mbahet takim mes liderëve të LSDM dhe Bdi, Zoran Zaev dhe Ali Ahmeti, në të cilën dy partnerët qeveritar do të diskutojnë për kandidat të mundshëm konsensual presidencial.
Shpallje e hapur në LSDM për kandidaturë presidenciale vazhdon deri nesër.
Parapraksiht BDI e la të hapur mundësinë që në zgjedhje të paraqiten me kandidat të tyre, por edhe se janë të hapur për propozimet eventuale të LSDM. Mbrëmë, LSDM me partitë e koalicionit e mbajtën mbledhjen e parë në temën kandidat konsensual presidencial.
Në takimin janë pajtuar të vazhdohen konsultime më të gjera në kornizat e partive që janë pjesë e koalicionit, për zgjedhjen e kandidatit të përbashkët më të përshtatshëm, në interesin e qytetarëve.