Në fjalimin hyrës në konferencën “Perspektiva 2019” në organizim të CIVIL -Qendrës për Liri, ambasadori gjerman, Tomas Gerberih, theksoi se kjo është kohë shumë e rëndësishme për Maqedoninë, pas implementimit të Marrëveshjes së Prespës dhe posaçërisht pas ratifikimit të Protokolit për NATO në Kuvendin grek.
“Rruga para jush dhe nesh nuk do të jetë e lehtë dhe ndonjëherë do të jetë e dhimbshme. . Ndërsa koha rrjedh! Këshilli evropian në qershor 2019 do të vendos për fillimin e zgjerimit dhe negociatat për qasje, varësisht nga progresi i mëtejshëm i reformave. Një gjë është e qartë! BE perspektivat janë të vërteta dhe më të vërteta nga kurdoherë!”, tha Gerberih.
Ambasadori theksoi se sa u përket reformave, janë bë hapa të rëndësishme, posaçërisht në fushën e gjyqësisë, administratës dhe luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
“Sinqerisht shpresoj se do të arrini dhe se deri në vitin 2019 do të fillojnë negociatat. Jam i sigurt se shoqëria dhe qeveria juaj do të vazhdojnë me përqendrim rrugës së reformave, pavarësisht nga presionet e brendshme dhe të jashtme”, theksoi Gerberih.
Në konferencën #Perspektiva2019 me fjalime u prezantuan Ambasadori gjerman Tomas Gerberih, ministrja për punë dhe politikë sociale, Milla Carovska, prof. Mirjana Najçevska, Xhevdet Hajredini ( ministër i mëparshëm për financa), Aleksandar Kërzhallovski (MCMS), Mersiha Smailloviq (Legis), Koço Andonovski ( Qendra për mbështetjen e LGBTI+) dhe Faton Aliti. Nga Civili u paraqitën me fjalime Biljana Jordanovska, Dehran Muratov dhe Xhabir Deralla
M. Ivanovska
Përpunimi i tekstit: D. Tahiri
Kamera dhe montazhi: Arian Mehmeti
Fotografia: Biljana Jordanovska